Podcast cover

Terminal (URBAN FM)

URBAN FM
14 episodes   Last Updated: Aug 23, 23

Terminal Podcast eshte prodhim i Radio Urban FM dhe Innovation Centre Kosovo me qellim te promovimit te sektorit te Teknologjisë se Informacionit dhe Komunikimit (TIK), bizneseve startup, ndërmarrësisë, rolit te diasporës, profesionet ne sektorin e TIK, promovimi i tregimeve te suksesshme te kompanive dhe individeve, orientim ne karriere dhe tema sepecifike nga fusha e STEM (Science, Technology, Engineering and Mathematics).

Ky podcast transmetohet live çdo të mërkurë nga ora 11:00 deri në 12:00 në Urban FM 103.5 dhe 105.5 FM. Gjithashtu, mund ta gjeni në të gjitha platformat e Urban FM online.

Episodes

Me prejardhje nga Meja e Gjakovës, i lindur në Gjermani dhe i rritur në Holandë, Zvicër e Amerikë, Kristian Kabashi u kthye në Kosovë në vitin 2021, për të hapur kompaninë fintech Numarics, dhe punësuar të rinj nga vendi ynë dhe për zhvilluar e promovuar Kosovën. Me 200 të punësuar, kompania që kryen shërbime për tregun zviceran dhe gjithë Europën, para pak dite ka marr investim 10 Milion Franga, i pari investim strategjik i UBS në Europë. Kristianin, aka "The Blank Collar" është mysafir në podcasti Terminal në Radio Urban Fm. Shumë tregime frymëzuese, krejt brenda 60 minutave! Ky episod (14) transmetohet të mërkurën nga ora 11:00 në 103.5 dhe online në radiourban.fm
Aug 16, 2023
Ermal Sadiku - #13
Ermal Sadiku është CEO i kompanisë LinkPlus dhe një ndër njohësit dhe kontribuesit më të mëdhenjë të sektorit të TIK në Kosovë. Në episodin 13 të Podcast Terminal, me Ermalin flasim për zhvillimin dhe sfidat e sektorit të TIK, edukimin e të rinjve, IT Barometrin 2022, pritjet për të ardhmen dhe rolin e shtetit/qeverisë. E mërkurë, 16 Gusht, nga ora 11:00 në Radio Urban FM 103.5 & 105.5 Web: radiourban.fm
Në episodin 12 të Podcast Terminal flasim për ELECTRIC MOBILITY - ekipi inovativ po revolucionarizon transportin në Kosovë. Me shërbimet inovative, duke përfshirë ETAXI, ETROTY dhe ECHARGE, ky biznes startup po formojnë të ardhmen e mobilitetit. E mërkurë, nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 FM. Web: radiourban.fm
Besart Kunushevci është ndërmarrës dhe themelues i "Crossplag" produktit digjital për identifikimin e plagjiaturës. Javën e kaluar, Crossplag u ble nga gjiganti norvegjez i tech - Inspera, një ndër transaksionet më të rëndësishme viteve të fundit, për një produkt të zhvilluar në Kosovë. E mërkurë, nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 FM. Web: radiourban.fm
Driton Hapçiu është ndëmarrës me përvojë mbi 30 vite, dhe themelues i shumë kompanive, kryesisht në sektorin e ICT dhe konsulencës, përfshirë Cacttus, Recura dhe Harrisia, si dhe ka qenë i përfshirë në programe të TIK nga donatorë të ndryshëm, përfshirë themelimin e Innovation Centre Kosovo, më 2012. Mbi 30 vite karrierë të Dritonit, i sjellim për 1 orë, në episodin 10 të Podcast në Urban FM. E mërkurë, nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 FM. Web: radiourban.fm
Hana dhe Darsej janë bashkëthemelues të Shkollës Digjitale dhe Starlabs. Me qindra fëmijë të trajnuar dhe të rinj të punësuar në sektorin e ICT, të dy vazhdojnë të japin kontribut të çmuar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e promovimin e Kosovës. Cdo të mërkurë, ora 11:00 live në 103.5 dhe 105.5 FM. Web: radiourban.fm
Jul 12, 2023
Hedon Blakaj - #08
Hedon Blakaj, ligjerues në Universitetin prestigjoz finlandez - Aalto, është mysafir në episodin 8 të Podcast Terminal. Me Hedonin flasim për marketingun, kulturën e clubbing dhe ndërlidhjen me branding, jetën mes Prishtinës dhe Helsinikit. Cdo të mërkurë, ora 11:00 live në 103.5 dhe 105.5 FM. Web: radiourban.fm
Mimoza Kusari Lila në Radio Urban Fm - Podcast Terminal. Shumë tema, përveq politikës. Shkollimi, koha në Odën Ekonomike Amerikane dhe Universitetin Amerikan, jeta mes punës dhe vrapimit, nismat si kryetare e Gjakovës dhe Ministre e Tregtisë. Çdo të mërkurë nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 fm live në Urban FM. Follow URBAN FM: www.radiourban.fm
Jun 28, 2023
Aida Sopi - #06
Aida Sopi nga Tive në episodin 6 të Podcast Terminal, për marketingun performues, përvojën e saj si grua në TIK dhe kulturën e punës në Amerikë dhe Kosovë. Çdo të mërkurë nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 fm live në Urban FM. Follow URBAN FM: www.radiourban.fm
Në episodin 5 të Podcast Terminal, të ftuar e kemi Arbër Bakija nga kompania BBros.Flasim për zhvillimin e sektorit të TIK në Kosovë, sfidat për financim, zhvillim të produkteve/shërbimeve dhe stafit. A do të preke këtë sektor liberalizimi i vizave për Kosovën?Çdo të mërkurë nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 fm live në Urban FM. Follow URBAN FM: www.radiourban.fm